Manchester United është i detyruar të shesë Pogban në verë për këtë arsye

Poul Pogba momentalisht kja një vlerë rreth 100 milion euro, por United vështirë se mund ta shesë më këtë çmim. “Djajtë e kuq” do të jenë të detyruar ta shesin për rreth 50 milion euro.

Kjo pasi që mesfushori francez në verën që do vijë do të futet në vitin e fundit të kontratës me United. Pogba nuk ka shfaqur interes që të negociojë vazhdimin e kontratës dhe dëshiron me çdo kusht largimin.

Real Madridi është skuadra e parë e interesuar të nënshkruar me francezin, por që maksimumi i çmimit që mund të paguaj për të, është 50 milionë euro.

Agjenti i Pogba, Mino Raiola këmbëngul se lojtari i tij mbetet i vendosur të largohet nga United.

Pogba ka luajtur vetëm 71 minuta që nga shtatori për shkak të një dëmtimi të përsëritur në kyçin e këmbës së djathtë.


Shtuar 19.02.2020 09:11