Manchester United rikthehet në stërvitje, “mahnitet” stafi mjekësor

Lojtarët e Manchester United janë rikthyer në stërvitje në gjendje të shkëlqyer fizike, duke kënaqur stafin mjekësor të “Djajve të kuq”.

“The Sun” raportonte një ditë më parë se në testet fizike të skuadrës pas rinisjes së stërvitjes, nuk ka rezultuar asnjë lojtar mbipeshë, pavarësisht izolimit prej mesit të muajit mars për shkak
Dy deri në tre futbollistë, përfshirë portierin David De Gea, janë rikthyer në seancat stërvitore me distancim social me kilogramë më pak, duke qenë se kanë punuar shumë pak me pesha gjatë kësaj kohe.

Stafi i Solskjaerit e ka përqendruar stërvitjen gjatë javës së fundit më shumë në ushtrimet për të djegur kalori dhe ata shpresojnë që faza e dytë e stërvitjes të nisë sa më shpejt, në mënyrë që të mund të fillojnë të përdorin edhe palestrën.

Aktualisht, disa prej pajisjeve të ushtrimeve të forcës janë nxjerrë në natyrë, për të respektuar protokollin e sigurisë.


Shtuar 27.05.2020 10:15