Sky Sport Italia insiston se oferta e Manchester Cityt për Kalidou Koulibaly nuk do të shkojë mbi 65 milionë euro, dhe mbrojtësi thjesht nuk do të shitet me atë çmim.
Raportimet e fundit kanë konfirmuar se Koulibaly do të jetë në tregun e transferimeve për një çmim të drejt, që besohet të jetë 75 deri në 80 milionë euro.
Nëse një lloj oferte e këtillë nuk arrin, mbrojtësi nga Senegali nuk do të largohet nga Napoli.
Sipas raportit të sotëm nga Sky Sport Italia, oferta e Manchester Cityt prej 65 milionë euro, konsiderohet plotësisht e papranueshme.
Koulibaly është nën kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023, por ai ditë më parë rrëfeu se do të qëndronte te Napoli me kënaqësi për gjithë jetën.