Spanjolli do të largohej nga ‘Etihad’ më 30 qershor, me lojtarin të lidhur më shumë me një transferim në skuadrën e MLS Inter Miami.
SunSport kohët e fundit deklaroi se 34-vjeçari dëshironte të zgjasë qëndrimin e tij tek Citizens deri në fund të sezonit.
Dhe tani ESPN ka pohuar se City është i bindur që Silva do të rinovojë dhe të bie dakord për një zgjatje të re të kontratës për t’i lejuar atij lamtumirën me klubin dhe tifozët.
Ata thonë se marrëveshja do të bëhet zyrtare vetëm pasi të njoftohen plotësisht planet për të përfunduar sezonin.
