“Mallëngjehet” Klopp: Lojtarët e mi, janë si djemtë e mi

Jurgen Klopp vazhdon të jetë shembull për të gjithë trajnerët në botë sa i përket raporteve me futbollistët.

Trajneri gjerman ka thënë në një intervistë se i trajton futbollistët, sikur të ishin djemtë e tij.

“Lojtarët e mi, për mu janë sikur të ishin djemtë e mijë. Ka momente kur ndaj tyre duhet të jesh si një baba, ka momente kur me ta duhet të sillesh si mik, por ka momente që duhet t’i kritikoni. Kam raportet të veçanta me të gjithë. Kur duam të punojmë, punojmë të gjithë, kur duam të bëjmë humor, ia plasim humorit. Gjatë tërë kohës që kemi qëndruar në izolim, kemi patur kontakt të vazhdueshëm me të gjithë dhe kjo e dëshmon se jemi një familje e madhe” ka thënë Klopp.


Shtuar 22.04.2020 11:15