Maldini flet pas “derbit” të humbur: Nëse do kishim fituar do ishim në Europë

Paolo Maldini ka folur pas humbjes së hidhur ndaj Interit.

Zikaltrit po humbnin 0-2 gjatë pjesës së parë, por në 45 minutat e dyta arritën të shënonin katër gola për rezultatin përfundimtar 4-2.

“Nëse do të kishim fituar tani, do të ishim në vendin e gjashtë, çka për momentin do të përkthehej në Ligë Europe dhe do të na mundësonte të shikonim pjesën e mbetur të sezonit me pritshmëri disi më pozitive, aq më tepër që Milani nuk fiton prej vitesh kundër një rivaleje që renditet mes katër të parave në kampionat”, tha Paolo Maldini.

Maldini, ndërkohë pranon se afrimi i Zlatanit ishte një lëvizje e rëndësishme.

“Në moshën e tij Ibra di si të menaxhohet, madje edhe situatën e ditëve të fundit e ka përballuar në mënyrë perfekte. Po flasim për një kampion që e përballon profesionin e tij si i tillë. Ai stërvitet dhe mendon si profesionist. Në një skuadër si Milani mund të ndihmojë procesin e rritjes së lojtarëve tanë. Sepse e vërteta është që për të arritur Champions-in, programi që unë, Bobani dhe Masara kemi nisur është afatmesëm”, tha Maldini.


Shtuar 10.02.2020 14:55