Mahnit Ronaldo: Qëllon saktë me këmbë në koshin e basketbollit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po tregon dita e ditës se efekti i karantinës nuk ka ndikuar tek ai, pasi në stërvitjet e Juventusi po shfaq formë të lartë.,

Ylli portugez para pak ditësh është rikthyer në Torino, derisa kishte qëndruar në vetëizolim në Madeira.

35-vjeçari është duke u përgatitur së bashku me bashkëlojtarët e tij që të rikthehen të luajnë futboll në Serie A, derisa 13 qershori shihet si datë e mundshme.

Gjatë praktikave në stërvitje te Zonja e Vjetër, CR7 ka treguar edhe një herë aftësitë e tij me topin, por kësaj radhe në stil të veçantë.

Ronaldo arriti të shënonte me këmbën e tij në koshin e vendosur në stërvitjet e kampionit nga Serie A, e që ajo video natyrisht se po bën bujë në internete.


Shtuar 26.05.2020 10:39