Lyoni jasht Europës, Depay drejt largimit

Aventura e Memphis Depay te Lyon duket se po shkon drejt fundit. Arsyeja kryesore që mund të çojë në ndarjen e dy palëve është fakti që klubi francez, sipas gjasave nuk do të jetë në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Kështu, holandezi nuk do të rinovojë dhe Lyon nuk do të rrezikojë që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata.

Edhe vetë presidenti Jean-Michel Aulas foli për mediat së fundmi dhe u shpreh se do të jetë e vështirë të mbajnë në ekip emra si Aouar, Dembele apo Depay. Kartoni i sulmuesit 26-vjeçar vlerësohet rreth 50 milionë euro.


Shtuar 10.05.2020 12:56