Olympic Lyon është surpriza e rradhës në kompeticion më të rëndësishëm europian për klube, Champions League.
Francezët kanë eliminuar një nga skuadra favorite per ta fituar këtë trofe, Manchester Cityn.
Ndeshja e përfunduar me rezultatin 1-3, u zhbllokua në minutën e 14’, kur Maxëell Cornet ndali topin në rrjetën e Ederson.
Manchester City nuk mundi të reagonte deri në minutën e 69’. Ishte Kevin De Bruyne që atëherë realizoi me një goditje të saktë për të rikthyer barazpeshën, por Lyon kishte më shumë për të thënë.
Një kundërsulm në minutës së 79’ u konvertua në gol nga Moussa Dembele, që edhe pse u kontestua nga VAR, doli të ishte e rregullt.
Në minutën e 86’ Raheem Sterling pati mundësi të vazhdonte shpresat për Manchester City, por gaboi në portën boshe, pa portier.
Kjo nuk iu fal anglezit e as skuadrës së tij, pasi një minutë më vonë, Moussa Dembele shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1:3.
Me këtë fitore, Olympique Lyon kalon në fazën gjysmëfinale, aty ku e presin të frikshmit e gjermanisë, Bayern Munich.
Pas fitores ndaj Juventus dhe Manchester City, nuk mund të flitet për një gjysmëfinale të lehtë për kampionët e Bundesligës. /albeu.com/