Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pas triumfit 4-3 ndaj Hoffenheimit
Miqtë kaluan të parët në epërsi me anë të autogolit të Jerome Boateng në minutën e tetë.
Ndërsa, edhe vendasit barazuan rezultatin me anë të një autogoli, kur shifrat në 1:1 i çoi Benjamin Hubner (13’).
Thomas Muller shënoi për 2:1 në minutën e 20-të, kurse Robert Lewandowski shënoi dy gola në minutat 36’ dhe 80’ për 4:1.
Golat e fundit të sfidës u realizuan Munas Dabbur në minutat 82’ dhe 90’ për ta mbyllur sfidën me shifrat 4:3.
