Lukaku para derbit thur elozhe për Ibrën

Romelu Lukaku ka zbuluar se ka një admirim të madh për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic para derbit të Milanos që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Sulmuesi belg dhe ai suedez kanë luajtur së bashku te Manchester United, para se ky i fundit të kalonte te La Galaxy.

Lukaku ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje të zhvilluara këtë sezon për Interin, por ai ka zbuluar se Ibrahimovici gjithmonë i jepte këshilla belgut gjatë kohës kur ishin pjesë e “Djajve të Kuq”.

“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua”, ka thënë ai.

“Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh”.

“Ai punon shumë, gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”, ka shtuar më tej Lukaku.

Interi do të presë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.


Shtuar 4.02.2020 17:28