Luis Suarez lidhet me një transferimin në MLS

Me Barcelonën e cila po ngul këmbë për një qendërsulmues, e ardhmja e Luis Suarez është e pasigurtë.

Klubet nuk janë ende të qartë, ndër të tjera, për paratë që duhet të shpenzojnë për përforcime, por janë të vetëdijshme se të ardhurat e tyre, çfarëdo që të ndodhë tashmë, janë ulur dhe se do të duhet të shtrëngojnë rripat.

Edhe Barcelona është e prekur nga kriza e Koronavirusit e shumë futbollistë “blaugrana” po vëzhgohen nga ekipe të tjera, duke ditur që katalanasit duhet të shesin diçka nga “pasuria” e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse disa klube të MLS po interesohen për Luis Suárez.

Interesimi i klubeve amerikane për ndërkombëtarin uruguaian nuk është i ri. David Beckham, pronari i Inter Miamit, tashmë ka komentuar në më shumë se një rast se do të dëshironte ta kishte sulmuesin e Barçës në radhët e ekipit të tij. Në fakt, vetë lojtari uruguaian komentoi disa muaj më parë: “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Kam kontratë me Barcelonën, por në të ardhmen, është një ligë që më tërheq. Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e bukur.”

Uruguaiani, për momentin, nuk duket i gatshëm të ndryshojë ambient. Ai nuk e përjashton mundësibë e trabferimit në Shtetet e Bashkuara, por konsideron se koha e tij në Barcelona ende nuk ka mbaruar.


Shtuar 2.05.2020 14:11