Luis Suarez drejt skuadrës së David Beckham

Sezoni i parë, pra ai debutues në MLS ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë për Inter Miamin kjo për shkak edhe të pandemisë Covid-19 që reduktoi ndjeshëm numrin e ndeshjeve në elitën e futbollit amerikan.

Megjithatë klubi që ka si pronar një legjendë të futbollit anglez dhe jo vetëm David Beckham ka nisur që tani të mendojë për sezonin e ardhshëm për të ndërtuar një skuadër që mund të luftojë për pozicionet më të larta në renditje dhe pse jo për të fituar titullin.

Për këtë arsye Inter Miami ka shënjestruar sulmuesin uruguain të Barcelonës, Luis Suarez si objektiv të parë për sulmin. “El Pistolero” ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barçën dhe nëse luan në 60% gjatë këtij sezoni kontrata e 33-vjeçarit mund të rinovohet automatikisht edhe me një tjetër sezon, por gjasat janë që Suarez të largohet dhe pse jo në Major League Soccer te Inter Miami pasi ai është shprehur se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante në MLS.


Shtuar 29.07.2020 15:33