Ardhja e Ronald Koeman në krye të Barcelonës ka bërë që shumë yje të skuadrës të mendojnë një zgjidhje tjetër.
Holandezi ia ka komunikuar edhe Suarezit se nuk është në planet e tij edhe pse ishte një nga futbollistët më të mirë vitet e fundit.
Sipas AS, uruguaiani tashmë është në bisedime për tu bashkuar me Atletico Madridin.
Simeone është në kërkim të një sulmuesi dhe Suarez do të plotësonte kërkesat e tij.
Tashmë duhet të gjetur një marrëveshje me Barcelonën pasi që lojtari ka edhe një vit kontratë me klubin nga Camp Nou.
Suarez u bashkua me Barcelonën nga Liverpooli në vitin 2014 për 81 milionë euro.