Luftëtarin e braktis trajneri, Bregu sërish në Superiore!

Merkato është drejt fundit dhe ende Dejvi Bregu nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën. Tirana e tentoi pak kohë më parë, ndërkohë që për të ka pasur disa pista jashtë vendit. Vlonjati gjithsesi mbetet i lirë dhe Teuta po tenton ta bindë.

Durrsakët duan të ndërtojnë një ekip për titull dhe Bregu është nga ata lojtarë që bën diferencën dhe për ta do të ishte një goditje. Në numrin e sotëm të “Panorama Sport” raportohet se Teuta është në bisedime të avancuara dhe se po diskuton detajet e marrëveshjes me sulmuesin anësor të larguar nga Skënderbeu në fund të kampionati.

SITUATA NË GJIROKASTËR – Luftëtari është në kaos total. Largimet kanë qenë të shumta, ndërkohë që klubi ka borxhe të shumta ndaj futbollistëve të huaj. Më shumë se 150 mijë euro për t’u paguar dhe pa marrëveshje me ta nuk mund të bëhet as merkato.

Së fundmi nga ekipi është larguar edhe trajneri Marko Jovanovic. Para pak ditësh futbollistët bojkotuan stërvitjen dhe normalisht serbi duke parë situatën e krijuar ka menduar të largohet dhe këtë e ka konfirmuar edhe përmes një deklarate të dhënë për gazetën e lartpërmendur.


Shtuar 25.09.2020 07:26