Luca Toni i zhgënjyer me Ronaldon: Fajtor për humbjen, ai as nuk mund të driblojë

Ish-sulmuesi i Italisë, Luca Toni ishte i zhgënjyer me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo kundër Napolit.

Ish-golashënuesi i Serie A shikoi Ronaldo teksa humbi finalen e dytë radhazi për herë të parë në karrierën e tij.

Toni pretendon se ylli portugez ishte pjesë e problemit për ekipin e Maurizio Sarrit në finalen e zhvilluar në Romë.

“Është një humbje që mbart nënshkrimin e Cristiano Ronaldos”, ka thënë fillimisht Toni për Rai Uno.

“Portugezi është në vështirësi fizikisht dhe ai as nuk mund të driblojë një njeri”.

Ai pastaj vazhdoi të lavdërojë ish-shokun e tij të kombëtares Gianluigi Buffon, i cili mbajti portën e paprekur në kohën e rregullt.

“Buffon ishte lojtari më i mirë i Juventusit në fushë”, përfundoi italiani.


Shtuar 18.06.2020 15:31