Loris Karius i zë “derën” Liverpoolit

Loris Karius mbyll zyrtarisht përvojën e tij te Beshiktashi në Turqi, ku ishte huazuar nga Leverpooli që nga vitit 2018, fill pas gafave të tij në finalen e Championsit përballë Real Madridit.

Sipas kontratës, do të kthehet te “The Reds”, por a do ta mbajë Jurgen Klopp në organikën e tij?

Sigurisht që ky duket një skenar i pamundur, për faktin se edhe gjatë këtyre dy viteve në Stamboll, portieri gjerman nuk i është ndarë gabimeve foshnjërake, që e kanë bërë gazi i botës.

Huazimi në një tjetër klub duket varianti më i besueshëm, por duket e vështirë që dikush tjetër “të guxojë” e t’i besojë portierit gjerman.


Shtuar 5.05.2020 07:29