Lopetegui: Klubet në La Liga kanë nevojë 5 javë për t’u përgatitur për rikthim

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Real Madridit dhe tani në stolin e Sevillas është shprehur se klubet në spanjë kanë nevojë për 5 javë përgatitje para se të rikthehen në fushë.

La Liga ka qenë në ndërprerje që nga fillimi i marsit për shkak të Covid-19, i cili është ka arritur infektimin e afër 230 mijë njerëzve.

Më shumë se 23.500 njerëz në Spanjë kanë vdekur pas marrjes së virusit, por numri i vdekjeve të së hënës prej 288 ishte më i ulti që nga 20 mars, dhe që pasoi vendimin e qeverisë për të filluar lehtësimin e masave të bllokimit të dielën.

“Rrethanat dhe garancitë duhet të jenë në vend dhe atëherë duhet të kemi një kohë të caktuar”, tha Lopetegui, skuadra e të cilit Sevilla është e treta në La Liga.

“Fundi i sezonit do të jetë një eksperiment sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të presim, duke i dhënë rëndësi shëndetit publik. Na duhet njoftimi më herët, së paku pesë javë”.


Shtuar 28.04.2020 10:30