Lojtarët me covid-19, shtyhet ndeshja Genoa – Torino

Tashmë vendimi është zyrtar.

Shtyhet ndeshja mes Genoas dhe Torinos e vlefshme për javën e 3-të në Serie A.

Vendimi është marrë për shkak se Genoa disa ditë më parë konfirmoi se 14 anëtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Ndër 11 lojtarë të infektuar është edhe futbollisti shqiptar, Valon Behrami.

Kujtojmë që në Itali ditët e fundit po përflitet për të pezulluar Serinë A për një afat 14 ditor.


Shtuar 1.10.2020 12:38