Vendimi i disa lojtarëve të Sevillas për të bërë një festë duke shkelur protokollin nuk ka kaluar pa u vënë re. As botës së internetit dhe as presidentit të La Ligas, Tebas.
Numri një i kategorisë kryesore të futbollit spanjoll u ka shkruar një letër të gjithë klubeve në mënyrë që të mos verifikohen më raste të tilla.
Të lidhura
None found
Sipas AS, Tebas ka përdorur fjalë të ashpra për ta dënuar veprimin: “Në orët e fundit kemi zbuluar se disa lojtarë kanë shkelur normat shëndetësore. Është një sjellje e papërshtatshme dhe e papranueshme”.
“Vënë në rrezik rifillimin e kampionatit, Çdo formë shkeljeje e normave është një mungesë e madhe respekti kundrejt La Liga-s, klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve”, ka shkruar Tebas.
Ndërkohë ka ardhur falja Ever Banega-s, një prej lojtarëve të përfshirë në këtë çështje: “I kërkojmë falje klubit tonë, tifozëve tanë dhe shoqërisë në përgjithësi.
Nuk do të përsëritet më. Tani duam vetëm të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur”.
