Liverpoool do të shesë sulmuesin e talentuar për të siguruar të ardhura për Alcantaran

Jurgen Kloppi raportohet se do të pranojë shitjen e talentit të skuadrës, Rhian Brewster. Trajneri gjerman me shumë gjasa do të pranojë ofertën e Shefield Unitedit për supertalentin anglez.

Rreth 25 milionë euro vlerësohet çmimi i sulmuesit të talentuar. Liverpooli do të vërë klauzolë rikthimi për anglezin në rast se dëshmohet klasi i tij te Shefieldi.

Me paratë e shitjes së Brewster, Kloppi pritet që gjatë kësaj jave të krijojë fondin për blerjen e Thiago Alcantarasit nga Bayern Muncheni.


Shtuar 17.09.2020 08:20