Liverpooli ja doli të fitonte edhe ndaj West Ham pas humbjes në ndeshjen e parë të Champions përballë Atletico Madridit.
Më këtë fitore “the reds” kanë barazuar rekordin e Manchester Cityt me 18 fitore rradhazi në Premier League.
Por, ndeshja e të shtunës ndaj Watford do të jetë tejet e rëndësishme për skuadrën e Klopp. Në rast fitoreje, Liverpooli do arrinte në 19 fitore me radhë që do të përbënte rekord të ri në futbollin anglez.
Skuadrës së Klopp i duhen vetëm edhe 4 fitore për të siguruar titullin e Premierligës edhe matematikisht.
Poashtu, REDS deri në fund janë në ndjekje edhe të pesë rekordeve të mëdha në futboll.