Liverpooli hidhet në sulm për talentin e Arsenalit

Liverpool hidhet në sulm për talentin Bukayo Saka.

18-vjeçari ishte një zgjedhje emergjente për krahun e majtë të mbrojtjes së Arsenal, për shkak të dëmtimeve të Sead Kolasinac dhe Kieran Tirneyt, por ka dhënë paraqitje të shkëlqyera dhe ka vjedhur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Sipas mediave angleze, garën për talentin e kryeson pikërisht Liverpool. “The Reds” kërkojnë të përfitojnë nga fakti se Saka ka vetëm 1 vit të mbetur në kontatë me Arsenal dhe ende nuk ka pasur shenja për një rinovim të mundshëm.

Djaloshi i lindur në Londër ka debutuar sezonin e shkuar me fanellën e “Topçinjve”, ndërsa këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në Premier League.


Shtuar 10.05.2020 11:36