Liverpool në ankth, gjigandë evropianë gati të transferojnë Mane

Ylli i Senegalit që vlen mbi 100 milionë euro, ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të nënshkruajë marrëveshjen e re të ofruar nga Liverpool që nëntë muaj më parë.

Kjo ka bërë që trajneri i Liverpoolit të jetë në “ankth” me situatën e sulmuesit të tij, raportojnë mediet në Angli.

Real Madrid dhe PSG janë skuadrat e interesuara për Manen, që pas kalimit te Liverpool në vitin 2016, është shndërruar në mesin e sulmuesve më emocionues në futboll.

E vetmja mundësi që Liverpool të pajtohet lehtë me largimin e tij, do të ishte një marrëveshje shkëmbimi me PSG, që do të bënte që Kylian Mbappe të transferohej në ‘Anfield Road’./


Shtuar 21.06.2020 07:56