Liverpool i sigurtë drejt titullit, tifozët me ide të “çmendur”: Trofeun ta ngreje Gerrard

Liverpool është duke zhvilluar një kampionat mahnitës, me 24 fitore në 25 takime dhe një Manchester City të dorëzuar titulli është thuajse i sigurt ndërsa ka mbetur vetëm verdikti matematikor.

Ky titull do të vijë pas një periudhe pritjeje prej 30 vitesh për “The reds”, ndërsa tirfozët kanë hedhur një ide mjaft interesante në rrjetet sociale, që lidhet me rikthimin e legjendës së Liverpool, Steven Gerrard.

Ky i fundit arriti të fitojë gjithçka me “The reds” gjatë viteve të karrierës, por nuk ngriti dot titullin kampion, ndaj tifozët e kuq kanë hedhur idenë që skuadra të nënshkruajë me Gerrard vetëm për 4-5 javët e fundit me qëllim që ish kapiteni të ngrejë titullin kampion në fund të sezonit.

Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me një ide të tifozëve, për të cilën ende nuk është shprehur trajneri Jurgen Klopp, por as vetë Gerrard, pasi që ky i fundit t’i bashkohet Liverpoolit në javët e fundit, duhet të japë dorëheqjen për disa javë nga pankina e Rangers në Skoci.


Shtuar 4.02.2020 13:00