LIVE: Shorti i Ligës së Evropës

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, tani do të mësohen çiftet për fazat e ardhshme të Ligës së Evropës.

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen të gjitha në Gjermani në gusht. Fituesi do të vendoset përmes vetëm një ndeshjeje, që do të thotë se s’do të zhvillohen ndeshje kthyese, raporton Gazeta Express.

Ndeshjet kthyese të 1/8 të finales do të zhvillohet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalet në Lisbonë do të zhvillohen më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 17 dhe 17 gusht dhe finalja më 21 gusht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vetëm katër stadiume:

Stadion Koln në Cologne (stadiumi i finales)
MSV Arena në Duisburg
Dusseldorf Arena në Dusseldorf
Arena AufSchalke në Gelsenkirchen

Në Ligën e Evropës fillimisht kanë për t’u zhvilluar ndeshjet e kthimit të 1/16.

Skuadrat që do të hynë në short:
Copenhagen / İstanbul Başakşehir
Wolves / Olympiacos
Leverkusen / Rangers
Shakhtar Donetsk / Wolfsburg
Internazionale / Getafe
Roma / Sevilla
Basel / Frankfurt
Man. United / LASK


Shtuar 10.07.2020 11:15