Lila: Ping-pongu i politikanëve është në dëm të futbollistëve, klubet të jenë private

Në emisionin “Fair Play” në Syri TV është i ftuar kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila, i cili deklaroi se klubet duhet të jenë private.

Ne si Shoqatë e Futbollistëve e mbështesim kryebashkiaken e Shkodrës për nismën që ka marrë për të privatizuar Vllazninë. Unë them që klubet e futbollit duhet të jenë private, jo pronë e bashkive. Politika duhet të jetë sa më larg nga futbolli. Politikanët luajnë ping-pong dhe kjo është në dëm të futbollistëve. Ndaj them që duhet të privatizohen klubet, pasi kur vjen data zgjedhjeve, politikanët e kanë mendjen te votat, jo te futbolli”, deklaroi Lila.


Shtuar 5.07.2020 20:57