Liga e Kampionëve zgjedh “ekipin e vitit 2019” (FOTO LAJM)

Liga e Kampionëve ka zgjedhur ekipin më të mirë të vitit 2019, ku formacioni dominohet nga lojtarët e kampionëve aktual, Liverpoolit.

Mbi dy milionë votues kanë bërë zgjedhjet e tyre në faqen e Ligës së Kampionëve.

Ata kanë zgjedhur tashmë formacionin më të mirë të vitit 2019 në garën më të madhe elitare në klubeve

Liverpooli si kampion i sezonit të fundit ka plot pesë lojtare në formacion, ndërsa pas tij vjen Barcelona dhe Juventusi me nga dy dhe Bayern Munich e Manchester City me nga një.

Portieri me më shumë vota është zgjedhur Alisson Becker, ndërsa në mbrojtje gjenden bashkëlojtarët e tij: Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil van Dijk dhe holandezi i Juventusit, Matthijs de Ligt.

Mesfusha përbëhet nga ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe ai i Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sulmi është i mbipopulluar me Sadio Mane, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski.


Shtuar 15.01.2020 13:43