Flitet për largim nga Juventusi, agjenti i Bernardeschit konfirmon të ardhmen

Agjenti i Federico Bernardeschit ka konfirmuar se klienti i tij nuk dëshiron largimin nga Torino.

Gjatë një interviste për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, agjenti Giuseppe Bozzo mohoi në mënyrë kategorike largimin e mesfushorit nga “Allianz Stadium”.

“Federico është i lumtur te Juve”, tha fillimisht ai.

Po flitet se mund ta shohim diku tjetër?”JO, ai dëshiron të mbetet me fanellën bardhezi. Më vjen keq që tifozët e kanë vërshëllyer ndonjëherë, por Sarri dhe klubi e kanë mbrojtur gjithmonë. Nuk është rastësi që ai është anëtar i ekipit kombëtar”, vijoi agjenti Bozzo.

Kujtojmë që në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon nga ish-ylli i Fiorentinës, në gjysmën e të cilave u aktivizua si zëvendësues.


Shtuar 5.05.2020 10:09