Juventusi do Lionel Messin, raporton “L’Equipe”.
Gazeta prestigjoze franceze, raporton se Juventusi dëshiron ta krijojë një superskuadër me Cristiano Ronaldon dhe Messin në skuadër.
Megjithatë, para se të largohet, Messi duhet ta zgjidhë këtë problem me drejtuesit e Barcelonës, pasi këta të fundit e kanë refuzuar takimin me argjentinasin së fundmi.
Destinacioni i preferuar i Messit është Manchester City, pasi ai dëshiron të ribashkohet me trajnerin Pep Guardiola.
Juventus tashmë ka kontaktuar babain e Messit, Jorge për të diskutuar për këtë çështje.