Në një listë të mesfushorëve më të mirë qendror të 30 viteve të fundit duhet të ketë patjetër vend edhe për Paul Scholes.
Heroi i heshtur i Manchester United, goleador vdekjeprurës dhe simbol i “Djajve të Kuq” të Ferguson, luajti vetëm me atë fanellë. Në fakt, ka pasur mundësi transferimi edhe diku tjetër.
None found
Scholes theksoi kohët e fundit se si mund të ishte bashkuar me Interin, por qëndrimi te Manchester United ishte përparësia e tij.
Përpara lamtumirës eventuale, megjithatë, mesfushori anglez mund të kishte zgjedhur pjesën tjetër të Milanos, fanellën e kuqezinjve.
“Asnjëherë nuk kam pasur ambicie të luaj në një klub tjetër përveç Manchester United. Në ato kohë kam qenë në ekipin më të rëndësishëm në botë, kam luajtur futboll dhe kam fituar trofe. Unë jam i sinqertë, kurrë nuk kam menduar për këtë gjë. Ku mund të kisha shkuar? Më ka pëlqyer Barcelona, edhe Milani”, ka thënë Scholes për “Savage Social”.
Milani kishte jo vetëm një histori të shkëlqyeshme, por edhe performancë maksimale, sa Scholes ishte dashuruar me të.
“Fanella ishte e bukur, vija të kuqe dhe të zeza, me pantallona të shkurtra të bardha. Lojtarë shumë të fortë luanin me Milanin: Baresi, Maldini, Donadoni dhe Ancelotti, van Basten dhe Ruud Gullit. Që fëmijë kam parë futbollin italian, Milani ishte një ekip i jashtëzakonshëm. Pra, nëse do të më duhej të largohesha nga Manchester United, do ta kisha bërë vetëm për të shkuar te Barcelona dhe Milani”, ka thënë ish-futbollisti i United.
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…
Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të…
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…
Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…