Categories: kosovë

Mbi 25 mijë shqiptarë me adresa të pasivizuara në Luginë, Refki Hasani u drejtohet deputetëve shqiptarë

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 25 tetorit e kanë sjellë sërish në vëmendje pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përfaqësues shqiptarë thonë se kjo praktikë ka larguar mijëra qytetarë nga regjistrat, u ka cenuar të drejtën e votës dhe ka ndikuar në përfaqësimin e tyre politik. Në këto zgjedhje, “Koalicioni Shqiptar” fitoi dy mandate në Parlamentin e Serbisë, të cilat do t’i marrin Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti.

Veprimtari Refik Hasani ka folur për “Bota sot” mbi përgjegjësinë që, sipas tij, kanë deputetët e rinj për ta trajtuar këtë çështje. Ai e ka cilësuar të rëndësishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të përbashkët përmes “Koalicionit Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit. Megjithatë, rezultati përfundimtar i shpallur nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk ishte ai që pritej, ndonëse koalicioni siguroi dy ulëse në legjislaturën e re.

Të lidhura

None found

Hasani ka kërkuar që pasivizimi i adresave të mos mbetet jashtë diskutimit për zgjedhjet. Sipas tij, kjo praktikë shtetërore sistematike përbën diskriminim dhe një formë të spastrimit etnik, sepse largon nga regjistrat edhe qytetarë që kanë të drejtë vote.

Ai thotë se fshirja e adresave ka sjellë pasoja të rënda administrative, demografike dhe politike për shqiptarët etnikë dhe autoktonë në Serbi. Zvogëlimi i numrit të votuesve shqiptarë, sipas Hasanit, ndikoi drejtpërdrejt edhe në zgjedhjet e 25 tetorit: së paku dy deputetë të tjerë nuk morën votat e nevojshme, pasi shqiptarët me adresa të pasivizuara ishin hequr nga regjistrat zgjedhorë.

Sipas tij, veprimet administrative të lidhura me pasivizimin po ndryshojnë në mënyrë sistematike strukturën demografike dhe elektorale në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Hasani pretendon se kjo dukuri prek çdo të katërtin shtetas shqiptar të Serbisë nga komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai e vlerëson në mbi 25 mijë numrin e qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë pasivizuar adresat.

Pasojë e kësaj praktike, sipas tij, është edhe dobësimi demografik, politik e institucional i shqiptarëve, të cilëve u kufizohet pjesëmarrja në jetën publike dhe politike. Hasani ka përmendur Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të RS”, nr. 87/2011, duke thënë se ai zbatohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.

Dy deputetëve të “Koalicionit Shqiptar”, Hasani u kërkon ta bëjnë pasivizimin e adresave një nga përparësitë e para të mandatit. Ai thotë se që në seancat e para të legjislaturës duhet të paraqesin pyetje parlamentare me shkrim dhe interpelancë, për të kërkuar sqarime, informacion dhe llogaridhënie nga ministria përkatëse dhe kryeministri.

Përmes këtyre mekanizmave, sipas tij, duhet të përcaktohet numri i saktë i personave me adresa të pasivizuara në gjithë Serbinë dhe të krahasohet gjendja e shqiptarëve me atë të nacionaliteteve të tjera jo shqiptare në komunat e vendit.

Hasani ka theksuar se deputetët u detyrohen votuesve të tyre të ngrenë alarmin, të njoftojnë për këtë çështje dhe të veprojnë urgjentisht. Ndër hapat që ai kërkon është edhe ngritja e një komisioni të ngarkuar me hetimin e pasivizimit.

Ai kërkon ndërprerjen e menjëhershme të këtyre praktikave, hetime të pavarura e transparente, publikimin e numrit të saktë të personave të prekur dhe rikthimin e adresave të shqiptarëve.

Sipas Hasanit, përgjegjësi ka edhe Qeveria e re e Republikës së Serbisë. Ajo duhet të garantojë procedura administrative transparente e të kontrollueshme, që zbatohen njësoj për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike. Ai ka shtuar se pushteti i ri duhet të ndryshojë narrativën dhe diskursin e ndjekur nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit.

Hasani kërkon që pasivizimi t’i nënshtrohet një shqyrtimi të plotë dhe të paanshëm, ku të vlerësohen ligjshmëria, proporcionaliteti, transparenca dhe mosdiskriminimi, si dhe të përfshihet monitorimi ndërkombëtar.

Në përfundim, ai ka vlerësuar se zhvillimet politike dhe lëvizja studentore në Serbi mund të hapin rrugë për ndryshime në raport me shqiptarët. Sipas tij, ardhja e mundshme në pushtet e listës studentore mund të jetë një shpresë për ndalimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe demokratizimin e Serbisë.

të fundit

Pesticidet mbi normë, asgjësohen 19,3 tonë mollë të kthyera nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të…

3 minutes ago

Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveri e krimit, jepni dorëheqjen, ju erdhi fundi!

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

4 minutes ago

Antonio Nusa në radarët e Arsenalit dhe Liverpoolit, Leipzig e vlerëson deri në 80 milionë euro

Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…

9 minutes ago

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për babain e Meghan Markle, i akuzuar për posedim të materialeve të abuzimit seksual me të mitur

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

9 minutes ago

FIFA lehtëson dënimin e Molinës, por lë në fuqi sanksionet ndaj Paredes pas finales me Spanjën

FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…

21 minutes ago

Vëllai i Erona Cakolit kërkon drejtësi në protestën në Prishtinë: Familja kundërshton dënimin me 24 vjet burg

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…

21 minutes ago