Categories: Uncategorized

Pogba u akuzua nga legjenda e United, Solskjaer: Ai mezi po pret të kthehet

Pogba nuk po arrin të ketë një vazhdimësi sezonin e fundit te United kjo për shkak të dëmtimeve të shpeshta

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se mesfushori francez Paul Pogba mezi po e pret kthimin në skuadër, pasi legjenda e klubit, Paul Scholes, e akuzoi francezin se s’dëshiron t’i ndihmojë skuadrës.

Të lidhura

None found

Paul Pogba nuk pritet të kthehet në skuadër edhe për pak kohë, pasi e bëri operacion kyçin e këmbës këtë muaj. Ai i ka bërë vetëm dy paraqitje në Premierligë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që nga fillimi i tetorit, shkaku i këtij lëndimi.

Manchester Unitedi po përballet me një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar, përfshirë këtu edhe yjet e tjerë të ekipit të parë, si Marcus Rashfordi dhe Scott McTominay.

Paul Scholes beson se Djajtë e Kuq nuk duhet të llogarisin në Pogban për ta bërë dallimin kur ai të kthehet në skuadër, duke sugjeruar se 26-vjeçari do të ankohet për ndonjë gjë dhe do të tentojë të mos luajë për t’u larguar nga Old Traffordi.

“Nuk mendoj se Pogba është duke u kthyer nga lëndimi i tij. Por, edhe nëse do të ishte duke u kthyer, ai do të ankohej për diçka tjetër për të tentuar të mos luajë – për të tentuar ta sigurojë largimin nga klubi”, ka thënë Scholes.

“Ne vazhdojmë të flasim për lojtarët që po mungojnë në skuadër, por edhe skuadra që e patëm sot duhet të jetë e mjaftueshme për ta mposhtur Burnleyn”.

Para gjysmëfinales së Carabao Cup kundër Manchester Unitedit, Solskjaer i doli në mbrojtje Pogbas, duke i kundërshtuar pretendimet e ish-bashkëlojtarit të tij.

“Pauli e ka pasur një sezon të tmerrshëm me lëndime dhe mezi po pret të luajë futboll, Kështu që nëse ka një gjë që e di për Paulin është se atij i pëlqen shumë të luajë futboll dhe të stërvitet dhe kjo ka qenë në mendjen e tij”, ka thënë Solskjaer.

“Kushdo që është i lënduar, ai mezi pret të kthehet në fushë. Ai ka qenë duke luajtur përkundër dhimbjeve, kështu që jam i sigurt se do ta shijojë futbollin kur të shërohet nga lëndimi i tij”.

“Unë e shoh një djalosh që është i lodhur nga lëndimet dhe dëshiron të luajë futboll. Paul ka qenë ka qenë profesionist i nivelit më të lartë, kështu që unë s’kam asnjë dyshim se do ta shijojë lojën kur të kthehet”.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

17 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

18 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

18 minutes ago