Një ngarkesë prej 19,3 tonësh mollë, e kthyer nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut më 2 nëntor, është dërguar për asgjësim pasi analizat vendore vërtetuan se mbetjet e pesticideve tejkalonin kufirin maksimal të lejuar. Brenda pak ditësh, autoritetet bullgare kanë ndaluar mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga Maqedonia e Veriut për probleme që lidhen me mbetjet e pesticideve.
Sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, rezultatet e analizave çuan në kthimin e dërgesës nga Bullgaria dhe ndalimin e saj në pikën kufitare Novo Sellë. Atje, inspektori kompetent fitosanitar i palës maqedonase mori mostra të reja, të cilat u analizuan në Laboratorin Shtetëror Fitosanitar në Shkup.
None found
Kontrollet laboratorike në vend konfirmuan përmbajtjen e pesticideve mbi normën e lejuar. Inspektorati sqaroi se mollët u cilësuan të pasigurta për konsum dhe e gjithë ngarkesa prej 19,3 tonësh u nis për shkatërrim, në mënyrë që produktet e pasigurta të mos përfundonin në treg.
Kthimi i kësaj ngarkese përbën rastin e dytë nga Bullgaria. Dërgesa e parë, me peshë 21 tonë, ishte ndaluar më 29 tetor, por testimet e kryera në Maqedoninë e Veriut nuk treguan tejkalim të kufirit të pesticideve. Përkundrazi, për 19,3 tonët e kthyer më 2 nëntor, analizat vendore vërtetuan nivele mbi kufirin e lejuar.
Gjatë këtij viti, pengesa në tregjet e huaja kanë hasur edhe produkte të tjera bujqësore nga Maqedonia e Veriut, të cilat janë ndaluar ose kthyer. Në gusht, autoritetet bullgare kthyen 11,6 tonë speca për shkak të mbetjeve të pesticideve mbi normën e lejuar, ndërsa në shtator ndaluan një tjetër ngarkesë me speca, prej 11,8 tonësh.
Shtatori shënoi gjithashtu kthimin e 14 tonëve rrush të zi nga Mali i Zi. Ndërkohë, autoritetet në Kroaci njoftuan probleme me ngarkesa specash dhe kumbullash, me një peshë të përgjithshme prej afro 50 tonësh. Një pjesë e këtyre produkteve u asgjësua. Më pas, në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, problemet me mbetjet e pesticideve sollën ndalimin në Bullgari të dy dërgesave me mollë, përkatësisht 21 dhe 19,3 tonë.
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…
Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…
FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…
Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…