Leeds bëri një paraqitje fantastike ndaj Liverpoolit, këto janë komentet e Bielsas

Ndonëse pësoi humbje, Leeds United bëri një rikthim spektakolar në Premierligë, duke e nisur sezonin me një spektakël golash.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa, Leeds United, shënuan tri gola në udhëtim kundër Liverpool, por vendasit shënonin katër herë për të marrë tri pikët.

Pas këtij takimi, strategu i madh, Bielsa është shprehur shumë i kënaqur, duke insistuar se skuadra e tij mund të barazohet me ‘Reds’.

“Liverpool e bëri të vështirë për ne që t’i neutralizonim. Në pjesën e dytë sidomos, ne patëm vështirësi në qarkullimin e topit nga mbrojtja në sulm”, ka thënë Bielsa.

“Ne gjithashtu ndaluam Liverpoolin të luajnë siç ata bëjnë zakonisht dhe ne treguam shumë. Në pjesë të ndryshme të lojës, ne ishim të aftë të barazonim nivelin me ta”, ishin fjalët e trajnerit.

Leeds dhe Bielsa kanë paralajmëruar se do të jenë kundërshtar i fortë për secilën skuadër të Premierligës, pas një paraqitjeje të tillë ndaj kampionëve.


Shtuar 13.09.2020 07:18