Lazio përfshin Muriqin në listën e lojtarëve për Champions

Vedat Muriqi është pjesë e listës së Lazios për Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka publikuar listën me lojtarët që Simone Inzaghi ka përzgjedhur për Ligën e Kampionëve, përfshirë edhe Vedat Muriqin, Wesley Hoedt dhe Andreas Pereira.

Lazio janë në grup të njëjtë me Borussia Dortmundit, Club Brugge dhe Zenitin.

Sezoni i tyre në Ligën e Kampionëve hapet më 20 tetori, ku në shtëpi presin Borussia Dortmund.

Skuadra e Lazios për Ligën e Kampionëve:

Acerbi, Akpa Akpro, Anderson, Caicedo, Cataldi, Correa, Escalante, Fares, Immobile, Hoedt, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Luiz Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Muriqi, Parolo, Patric, Pereira, Radu, Reina, Strakosha


Shtuar 7.10.2020 06:36