Lazio nuk e lëshon yllin e mesfushës, i rinovon kontratën deri në 2024-ën!

Lazio blindon xhevahirin e saj. Klubi bardhekaltër për të shmangur interesimin e klubeve të mëdha italiane si Juventusi dhe Interi por edhe interesin e klubeve europiane i ka rinovuar kontratën mesfushorit serb Sergej Milinkovic-Savic.

Në luftë të ashpër me Juventusin për titullin në këtë sezon skuadra e Simone Inzaghit kërkon të riniset nga siguria që i ofron një lojtar i kalibrit të Milinkovic-Savic. Kontrata aktuale e serbit me bardhekaltrit skadon në 2023-in por ajo është shtyrë me një vit pa u bërë publike për mediat.

Në muajt e ardhshëm Savic do të përfitojë edhe rritje page, aktualisht mesfushori paguhet 3 milionë euro në sezon.


Shtuar 2.05.2020 21:44