Lautaro refuzon Manchester United, kërkon Barcelonën

Lautaro Martinez thuhet se ka refuzuar kalimin te Manchester United tesa dëshira e tij është të luaj te Barcelona.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, Manchester United do të humbasë garën për nënshkrimin e yllit të Interit, pasi sulmuesi argjentinas preferon një transferim te Barcelona.

Barcelona është e interesuar për të zëvendësuar 33-vjeçarin Luis Suarez dhe kampionët spanjollë duket se janë favorit për nënshkrimin e tij.

Raportohet se Lautaro dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi.


Shtuar 6.02.2020 21:00