Largoi Semedon, Koeman kërkon këtë lojtar për ta zëvendësuar

Barcelona kërkon mbrojtës të krahut për zëvendësimin e Nelson Semedo.

Barcelona ka identifikuar përforcimin e ri.

Trajneri Ronald Koeman dëshiron transferimin e Sergino Dest për zëvendësimin e Nelson Semedo, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Dest ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke zgjuar së fundmi interesim edhe nga Bayern Munich.

Barcelona mbështetet tek raporti i mirë me drejtorin sportiv të Ajaxit, Marc Overmars për të realizuar transferimin e Dest, gjatë këtij afati kalimtar të verës.


Shtuar 22.09.2020 07:02