Largimi i Messit nga Barcelona, reagon Figo: Një tjetër moment historik

Luis Figo i është bashkuar debatit të madh në botën e futbollit, që lidhet me largimin e mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona.

Ylli argjentinas ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Barcelona, dhe për këtë ka njoftuar klubin.

Figo, i cili ka bërë një nga transferimet më të përfolura në histori të futbollit, kur nga Barcelona kaloi te Real Madrid, ka reaguar pas publikimit të lajmeve për Lionel Messin.

“Uau. Një tjetër moment historik”, ka shkruar Figo.


Shtuar 26.08.2020 06:15