Categories: Uncategorized

Lajmi i mirë nga “Blutë e Londrës”, ylli i skuadrës mposht koronavirusin

Anësori i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ka thënë se është duke u ndier për mrekulli tani pasi që është riaftësuar plotësisht nga koronavirusi.

Hudson-Odoi doli pozitiv në testin për virusin Covid-19 muajin e kaluar. Ai bashkë me trajnerin e Arsenalit dhe disa futbollistë të tjerë u prekën nga koronavirusi, duke e detyruar Premierligën ta pezullojë sezonin.

Të lidhura

None found

Megjithatë, 19-vjeçari kishte simptoma të vogla dhe jo serioze të koronavirusit.

“Po ndihem për mrekulli. E kam pasur virusin, nga i cili jam pastruar tani. Ndihem plotësisht i riaftësuar, ndihem shumë mirë. Po kthehem ai që isha prandaj gjithçka është në rregull”, tha talenti anglez për uebsajtin e klubit.

“Këtë sëmundje e kisha para tri javësh dhe tani me kujtohet sesi një ditë të hënë ndieja shumë të nxehtë dhe thashë më vete: ‘kjo është e pazakontë, përse ndiej kaq shumë të nxehtë’? Të nesërmen u ndjeva normal. Mendoja se ishte temperaturë normale, por nuk doli të ishte ashtu”, theksoi ai.

“Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i gjykojnë gjërat ashtu siç janë dhe shpresojmë se virusi do të ikë shumë shpejt dhe ne do t’i kthehemi normalitetit”, shtoi ai.

të fundit

Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës

Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…

13 minutes ago

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…

18 minutes ago

Kurti Rejects LDK’s Demands: No Agreement Can Override the Will of the People

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…

29 minutes ago

Krasniqi Attacks Opposition: “Radoičić’s Friends” Came to Their Aid

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…

29 minutes ago

Tonight’s Session in Doubt, Opposition Says Plenary Hall Is Locked

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…

30 minutes ago

Horoskopi 8 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…

30 minutes ago