Dinamo ka kaluar një verë me lëvizje të shumta në merkato, ku disa largime të rëndësishme janë kompensuar me futbollistë të rinj e premtues. Në këtë proces ka pasur ndikim edhe përvoja e trajnerit Ilir Daja.
None found
Mustapha Koma është emri më i fundit që ka ndarë rrugët me skuadrën kryeqytetase, duke u transferuar në kampionatin belg. Më herët, Dejvi Bregu surprizoi ambientin dinamovit me vendimin për t’u larguar, ndonëse ishte thënë se do të qëndronte. Ndërkohë, Bernard Berisha është bashkuar me Tiranën, ndërsa Rustem Hoxha ka mbyllur karrierën përmes pensionimit.
Fillimisht u krijua përshtypja se largimet mund të hapnin një boshllëk të ndjeshëm, por Dinamo duket se e ka rikuperuar atë. Kjo është reflektuar edhe në paraqitjet e skuadrës në Conference League.
Në grup kanë ardhur Isi Manellari, Almir Ajzeraj, Ruben Silva-Richards, Erjon Hoxhallari, Fabjan Përndreca në huazim, Flamur Ruçi dhe Adamu Alhassan. Afrimet kanë dhënë shenja pozitive në një periudhë të shkurtër, veçanërisht Përndreca dhe Manellari, të cilët janë kthyer në titullarë.
Puna e drejtuesve është shtrirë edhe te ruajtja e lojtarëve me përvojë. Kapiteni Bruno Dita ka rinovuar, ashtu si Naser Aliji dhe Aldo Teqja, ndërsa Lorenco Vila dhe Tomas Kiri janë “blinduar”.
Rruga e bërë deri në këtë fazë të Conference League, si edhe mundësia për të siguruar grupet, tregojnë se Dinamo po funksionon pavarësisht ndryshimeve dhe rifreskimit të repartëve.
DINAMO
RINOVIME
BRUNO DITALORENCO VILAALDO TEQJANASER ALIJITOMAS KIRI
AFRIME
ISI MANELLARIALMIR AJZERAJRUBEN SILVA-RICHARDSERJON HOXHALLARIFABJAN PËRNDRECA (HUAZIM)FLAMUR RUÇIADAMU ALHASSAN
LARGIME
DEJVI BREGUMUSTAPHA KOMARUSTEM HOXHA (PENSIONIM)BERNARD BERISHA
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…