Categories: sport

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Real Madridi po vlerëson alternativa të tjera për mesfushën, pasi nuk arriti ta transferonte Rodrin në “Santiago Bernabeu”.

Të lidhura

None found

Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit madrilenë, të udhëhequr nga Florentino Perez dhe trajneri Jose Mourinho, synojnë afrimin e një mesfushori kreativ për sezonin 2026/27.

Përpara se të nisë negociatat për një përforcim të ri, klubi ka vendosur si kusht largimin e Aurelien Tchouamenit ose Eduardo Camavingas. Vetëm nëse njëri prej tyre largohet, “Los Blancos” do të bëjnë një lëvizje konkrete në afatin kalimtar.

Alexis Mac Allister kryeson listën e kandidatëve. Drejtuesit e Real Madridit e konsiderojnë mesfushorin argjentinas të Liverpoolit një mundësi mjaft tërheqëse. Futbollisti 27-vjeçar raportohet se ka kërkuar të largohet nga skuadra angleze, e cila kërkon rreth 70 milionë euro për transferimin e tij.

Një tjetër emër që po ndiqet nga afër është Martin Zubimendi. Interesimi për mesfushorin spanjoll të Arsenalit është shtuar veçanërisht pas ndryshimeve në ekipin e Mikel Artetës, të shkaktuara nga afrimi i Bruno Guimaraes. Klubi londinez e vlerëson kartonin e Zubimendit në rreth 80 milionë euro.

Fabian Ruiz i Paris Saint-Germainit plotëson listën me tre alternativa. Pavarësisht se e ka rinovuar marrëveshjen me klubin francez, mesfushori spanjoll thuhet se po shqyrton mundësinë e rikthimit në La Liga. Nëse lojtari paraqet zyrtarisht kërkesën për transferim, PSG do të pranonte ta lironte për një shifër pranë 50 milionë eurove.

Mourinho u ka kërkuar drejtuesve të Real Madridit të sjellin një lojtar krijues në mesfushë, të aftë për t’i dhënë skuadrës më shumë kontroll dhe ide gjatë lojës.

Megjithatë, klubi madrilen nuk planifikon të veprojë me nxitim. Një ofertë zyrtare për njërin nga tre kandidatët do të bëhet vetëm pasi të realizohet fillimisht një largim nga mesfusha.

të fundit

Klekovski: Po hartohet ligj i ri për barnat

"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…

8 seconds ago

Jakupi: Dënimet më të ashpra nuk i parandalojnë vrasjet, shteti duhet të mbrojë jetën e qytetarëve

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e…

8 minutes ago

Mark Bellingham debuton me shtatë gola për veteranët e Anglisë në moshën 50-vjeçare

Mark Bellingham, babai i yjeve të futbollit Jude dhe Jobe Bellingham, ka debutuar me përfaqësuesen e veteranëve mbi 50-vjeçarë të…

9 minutes ago

Jashari welcomes Major General Osborn and awards him the Medal for Selfless Service

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…

14 minutes ago

Alliance calls for investigation into electricity imports: More than €1 billion of citizens’ money spent on power from abroad

Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke…

14 minutes ago

MPB takes part in international operation against investment fraud network

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore…

14 minutes ago