Lajme të mira për Realin në prag të derbit, Hazard rikthehet në stërvitje

Hazard më në fund është kthyer të stërvitet normalisht me skuadrën e Realit para derbit.

Belgu u dëmtua në 26 nëntor ku lëndoi kycin e këmbës por riaftësimi nuk shkoi ashtu si pritej dhe rikthimi në fushë zgjati.

Tashmë sulmuesi duket se e ka kaluar plotësisht dëmtimit dhe është gati të rikthehet në një moment të rëndësishëm për madrilenët.

Nuk dihet nëse Zidane do ti japë minuta lojtarit në derbin ndaj Atletico Madridit. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2020 14:40