Lajm i mirë për Juventusin, Dybala lë pas koronavirusin dhe nis stërvitjen

Paulo Dybala është rikthyer të stërvitet.

Fantazisti argjentinas ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe teksa shihet i buzëqeshur dhe duke u stërvitur duke lënë pas koronavirusin.

Pak ditë më parë, Dybala u shpreh se është në pritje të përgjigjes së fundit të testit, por gjithsesi nuk dëshiron të humbas dhe më shumë kohë por ka rinisur stërvitjen.

Ky është një lajm pozitiv pasi Juventus, ashtu si të gjithë klubet e tjera në Serie A mund të rifillojnë stërvitjen më 4 maj, sigurisht pasi të gjithë lojtarët dhe stafet ti jenë nënshtruar testeve.


Shtuar 14.04.2020 20:46