Lajm bombastik nga Spanja: Ronaldo mendon largimin, ja 2 destinacionet e mundshme

Një lajm bombastik është duke qarkulluar në mediat spanjolle.

Sipas “Diariogol.com”, humbja në finalen e Kupës së Italisë e ka zhgënjyer tej mase yllin portugez, i cili është duke menduar largimin nga bardhezinjtë.

Ky ishte zhgënjimi i dytë i madh për Ronaldon këtë sezon pas Superkupës kundër Lacios.

Pavarësisht se ka ende edhe dy vite kontratë me kampionët e Italisë, pakënaqësitë e tij sidomos këtë sezon, kanë qenë të mëdha. CR7 dëshiron që t’i përkushtohet një tjetër projekti në të ardhmen, për të fituar sërish “Topin e Artë”. Për momentin dy janë mundësitë më të mëdha.

Një rikthim te Mançester Junajtid ose një aventurë te gjigantët e PSG-së, këto janë 2 dilemat që po e tundojnë tej mase portugezin. Në rast se Juventusi arrin të dështojë në Champions dhe Serinë A, atëherë largimi i Kristianos nga bardhezinjtë duket i sigurt.


Shtuar 18.06.2020 17:18