La Liga merr një lajm shumë të hidhur për tifozët

La Liga sot ka marrë një lajm aspak të mirë, kjo pasi autoritet mjekësore janë kundër rifillimit të kampionatit, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së koronavirusit.

Antonio Zapatero, drejtor i spitalit kryesor të kryeqytetit Madrid, i bashkohet korit të ekspertëve, që thonë se janë pesimistë për mundësinë të një rikthimi të futbollit të luajtur brenda një kohe të shkurtër.

Zapatero nuk e fsheh pesimizmin e tij, i cili bie ndesh me dëshirën e La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

“Unë mendoj se është e pamundur që të mund të kthehemi në fushë këtë verë. Testi nuk është zgjidhja, ama zgjidhja do të varet nga rezultati i testit. Nëse zbuloni se nuk keni antitrupa, jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.”

Më tej Zopatero sqaron se sa e rrezikshme është që futbollistët të zbresin në fushë, kur shumë prej tyre mund ta kenë virusin, por janë asimptomatikë.

“Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur. Të luash futboll në muajt e ardhshëm, mendoj se është e pamundur”.


Shtuar 17.04.2020 11:53