Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka folur për mundësinë që La Liga të pranojë tifozët në stadiume.
Flitej se sezoni i ri mund të niste me tifozë, së paku një pjesë të tribunave, por një gjë e tillë me gjasë nuk do të ndodh.
Sa i përket La Ligas, disa fjalë ka thënë presidenti i kësaj lige, Javier Tebas.
“Shpresoj që në janar apo shkurt ne mund t’i kemi tifozët në stadiume përsëri”, ka thënë Tebas.
Këto fjalë shuajnë shpresat që diçka për tifozët të bëhet më herët.