Pas kërkesës së bëra nga Barcelona për të kryer një transferimin urgjent, La Liga i ktheu përgjigje pozitive.
Ditën e sotme katalanasit zyrtarizuan sulmuesin e Legenas për 18 milion euro.
Transferimi e ka lënë klubin e Leganes të zemëruar nga përcaktimi i padrejtë që ata nuk do të kenë të drejtë të sjellin zëvendësuesin e tij.
Trajneri i Leganes Martin Ortega tha: “Ne konsiderojmë se ekziston një rregullore që është e padrejtë, nga e cila përfitoi Barcelona. Ai që është dëmtuar nga kjo është Leganes”.
Barcelonës iu dha leje nga La Liga për të bërë një transferim urgjent, teksa Ousmane Dembele dhe Luis Suarez janë të dëmtuar për të ardhmen e afërt.