Ky pritet të jetë formacioni i Man.United pas transferimit të Van de Beek (FOTO LAJM)

Donny Van De Beek do të jetë një element shtesë në mesfushën e Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur marrëveshje me Ajax, për transferimin e mesfushorit 23 vjeçar.

Raportohet se Manchester United ka paguar rreth 40 milionë euro për De Beek, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid.

The Sun raporton se me transferimin e De Beek, Ole Gunnar Solskjaer do të ketë më shumë opsione në mesfushën e tij, dhe treshja startuese do të bëhet mes holandezit, Paul Pogbas dhe Bruno Fernandes.

Kjo media ka sjellë dy formacione të ndryshme që Solskjaer mund të përdorë në sezonin e ri.


Shtuar 2.09.2020 20:03